Maqedoni

Pendarovski: Nuk pajtohem që përkatësia etnike të qëndrojë në letërnjoftime

Shpërndaje

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dalë kundër shumicës parlamentare. Ka deklaruar se është kundër që në letërnjoftime të qëndrojë grafa etnike.

Sipas tij, përkatësia etnike në letërnjoftime nuk ndodh në asnjë shtet.

“Nëse shumica parlamentare merret vesh, nëse ka shumicë dhe nëse Ligji miratohet në procedurë të rregullt, unë nuk kam shumë argumente kundër që të mos dekretohet ligji. Por, personalisht nuk pajtohem që përkatësia etnike të qëndrojë në letërnjoftime. Nuk ekziston shtet demokratik në botë në të cilën ka përkatësi etnike apo fetare. Mua nuk më pengon, nuk mendoj se ai Ligj, nëse miratohet në atë mënyrë, do ta shpartallojë shtetin, as që do të ketë pasoja negative. Personalisht nuk pajtohem, por nëse e votojnë në atë formë, unë do ta dekretojë edhe pse nuk pajtohem që ai detaj të qëndrojë në letërnjoftime”, tha Pendarovski në intervistë për MKD.mk, transmeton TV21.

Pendarovski ka kritikuar edhe refuzimin e shumicës parlamentare, ndaj amendamenteve të paralajmëruara nga opozita maqedonase.