Maqedoni

Sela: Do të bllokojmë çdo ligj për aq kohë sa mbahet i bllokuar propozimi ynë për shtetësinë

Shpërndaje

Sela i vendosur ,,Do të bllokojmë çdo ligj për aq kohë sa mbahet i bllokuar propozimi ynë për shtetësinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela është i ftuar sonte në emisionin “Rruga drejt”, gjatë intervistës së tij ai deklaroi se koalicioni ASH-AAA do të bllokoj çdo ligj që vjen në Kuvend, për aq kohë sa do të jetë i bllokuar edhe propozimi i tyre që ka të bëj me propozim ligjin për shtetësinë. Sela u shpreh i vetëdijshëm se kjo formë e veprimit përmes bllokadave nuk është në të mirë të qytetarëve, por është vegla e vetme, apo forma më e mirë për tu kundërpërgjigjur atyre që bllokojnë ligjin për shtetësi.

Ne kemi qenë të qartë në deklarimin që e kemi bërë në lidhej me këtë çështje dhe jo vetëm tani unë kam pas një deklaratë edhe më herët në lidhje me këtë precedent të krijuar për bllokim parlamenti nëpërmjet amendamenteve. E kam thënë që nuk do të ishte rrugë e mirë sepse krijon një anarki e cila nuk është për të mirë të qytetarëve. Në situatën ku jemi, ne kemi marr këtë iniciativë për shkak se vlerësuam se nuk ka të ndalur ky lloj veprimi, për të bllokuar çdo ligj, çdo propozim që vjen në parlament, dhe ne s’kishim se si të përgjigjemi ndryshe përpos se me të njëjtën mënyrë dhe kështu do të jetë. Ne kemi thënë se do ta mbajmë të bllokuar çdo ligj, për aq kohë sa mbahet i bllokuar propozim ligji ynë që ka të bëjë me shtetësinë”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.