Pamje trishtuese nga Tetova: Një person spërkat hyrjet e banesave me lëndë të panjohur, banorët në panik
Gjatë ditës së djeshme janë publikuar pamje nga një objekt banesor në Tetovë ku shihet një person me maskë duke spërkatur hyrjen e banesës me lëndë të panjohur.
Banorët janë shprehur të frikësuar dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe janë munduar ta pastrojnë hyrjen e objektit me detergjentë të ndryshëm.
Ndërtesa gjendet përballë Qendrës Sportive në rrugën Boris Kidric, nr.98 në Tetovë, ku jetojnë mbi 300 persona, përfshirë femijë të vegjël.
Rasti po shqyrtohet nga organet e rendit, dhe ende nuk ka raport zyrtar për lëndën/substancën e përdorur nga personi i paidentifikueshëm.
Pamjet në videon e mëposhtme: