Rajoni

Vogëlushja 7 vjeçe niset për në emigrim, shokët e klasës rreshtohen ta përqafojnë: Nuk do të harrojmë

Shpërndaje

Shumë familje në Kosovë pa ndonjë zgjidhje tjetër marrin rrugën e gurbetit duke kthyer kokën pas me mall për atdheun.

E këtij fati nuk i shpëtoi as 7 vjeçarja, Alea Bytyçi, nga Malisheva. Të mërzitur për largimin e Aleas nga Kosova ishin stafi i shkollës.

“Stafi i shkollës përshëndeten Alean dhe i uruan shëndet, fat dhe suksese në jetën e saj të cilën do ta vazhdoj në Itali, gjithashtu falenderoj edhe familjarët z. Bedri R Bytyçi me familje për dhuratat dhe respektin ndaj nxënësve, mësuesve dhe drejtorit të shkollës!

Urojmë që nuk do të kemi më largim të nxënësve dhe familjarëve për në mërgim, ata meritojnë të shkollohen dhe punojnë në vendin e tyre”, thanë nga stafi i shkollës përmes një shkrimi.