Bujar Osmani: REGJISTROHU, t’i je më shumë se numër (Video)

Shpërndaje

Në dhjetëditëshin e parë të fillimit të regjistrimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka dalë me një mesazh për këtë proces të rëndësishëm që po zhvillohet dhe që për hërë të parë është përfshirë edhe diaspora shqiptare.

Osmani tha se MPJ është vecanërisht e angazhuar ndërsa ka hapur linja të vecanta telefonike të pajisura me aplikacionet më moderne digjitale -Whatsapp-Viber për ti mundësuar cdo qytetari kudo që jeton në planet, të mund të paraqitet për informacion. Informacionet sipas kreut të Punëve të Jashtme janë edhe në ueb faqen e MPJ-së por edhe në ato të ambasadave tona. Aplikacioni është shumë i lehtë dhe jo rastësisht rreth 50 mijë qytetarë janë regjistruar vetëm në dhjetë ditët e para përcjellë Tetovasot.

Osmani u shpreh se ambasadat tona po bëjnë plane të vecanta për cdo vend për të mundur të arritur deri te cdo qytetarë kudo që ai jeton.

Osmani tha se po mbledhim informacione ,përgjigje dhe reagojmë gjithkund ku është e nevojshme .
Ai foli edhe për takimet që ka zhvilluar duke përmendur atë në Romë për të cilin Osmani u shpreh se në kryeqytetin italian kishim takime jashtëzakonisht të mira me njerëz tanë ,me Shoqatat e qytetarëve , me Shoqatat e diasporës shkruan Tetovasot.

” Biseduam për regjistrimin.Ata janë të interesuar,pyesin si mund të vetëregjistrohen ,por natyrisht kanë edhe kërkesat tjera të cilat shteti mund të ju ndihmojë” deklaroi ministri i Jashtëm Osmani.
Ai tha se javën tjetër shkojmë në Zvicër, pastaj edhe në Spanjë ku gjithashtu do të takojmë njerëzit tanë dhe prandaj përgjigjuni në thirrjet,siguroni njerëzve informacionet e duhura, keni durim,dëgjoni ata,besoni që po ata do vlerësojnë punën tuaj.
Roli jonë di diplomaci sipas Osmanit është që të kemi përfshirje sa më të madhe të diasporës që të kemi numra të saktë , të distribuimit të njerëzve që jetojnë jashtë.

Të dhënat e sakta sipas Osmanit do të hapin mundësi të reja për shtetin,për diasporën,për MPJ-në për të mundësuar shërbime më të mira për njerëzit si dhe për të mundësuar mbulim më të madh gjeografik me shërbime konsullore,por edhe për të bërë politika më të mira për tërheqjen e njerëzve për tu kthyer në vendin e tyre.

Osmani tha se është e rëndësishme të jemi të suksesshëm ndërsa ne po punojmë dhe jemi në dispozicion, presim gjithashtu edhe bashkëpunimin tuaj.

Mesazhi më i madh i Osmanit është:” Regjistrohu, ti je më shumë se numër.Merr pjesë!