“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës (Video)

Shpërndaje

Grafite të reja janë parë në disa mure në veri të Kosovës me mesazhe “kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada e veriut jeton”.

Ngjarja vjen para mitingut publik të paralajmëruar nga Lista Serbe dhe një ditë pas një marshi në Beograd me sloganin “Shteti mbron serbët nga Kosova”. Mesazhet janë shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.

Sipas portalit serb, “Kosovo Online”, këto grafite janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Kujtojmë se që nga viti 2020 nisën të shfaqeshin grafite me mesazhe “S’ka dorëzim” dhe “Mos u shqetëso, ne jemi këtu, Brigada e Veriut”. Në verë të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

VIDEO KOSOVOONLINE: