Qeveria zbulon logon për 16 vjetorin e Pavarsisë: Kosovë ne të dalim Zot

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka zbuluar logon e 16 vjetorit të Pavarësisë.

“Kosovë ne të dalim Zot”, ka shkruar Qeveria mbi flamurin e shtetit, përkatësisht mbi hartën e tij.

Javën e ardhshme më 17 Shkurt, Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë së saj, andaj për nder të festës, Qeveria ka përgatitur një foto të cilën e ka vendosur edhe si kopertinë në faqen zyrtare të Qeverisë në “Facebook”.

Bashkangjitur është njoftuar edhe për aktivitete ditore të cilat pritet të fillohen në orën 08:00 të mëngjesit, me mbledhjen festive të Qeverisë dhe të përfundojë më 20:15 me një koncert solemn të Filharmonisë së Kosovës.