Maqedoni

Edhe dy tërmete regjistrohen në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Dy tërmete njeri me intensitet 3.2 dhe tjetri me 2.5 ballë sipas shkallës Rihter janë regjistruar mbrëmë në ora 23.55. Tërmeti i parë ka ndodhur afër “Centar Zhupës” dhe tjetri në Rostushë – Mavrovë.

“Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbahet nga Observatoria Sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, mbrëmë më 13.03.2021 në orën 23:55 minuta, regjistroi tërmet nga rajoni Tetovë-Gostivar me epiqendër 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe me magnitudë lokale të Rihterit 2.5 dhe 3.2″, kumtoi mbrëmë Observatoria sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme ky tërmet është ndjerë nga popullata në Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë me intensitet prej 3.2 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Më poshtë i keni të dhënat nga rrjeti sizmik ndërkombëtar.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=959228

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=959218