Deponia/ASH me akuza drejt Merkos,mos shpif por jep llogari!
Aleanca për Shqiptarët dega Strugë, ka reaguar për harxhimet e mijëra eurove për deponinë që sipas ASH-së në Strugë, e solli vet në tokën pjellore.
Nga opozitarja thonë se para se të shpif, Merko duhet të jep llogari për për këto shuma marramendëse që nga buxheti i qytetarëve të Strugës shkojnë në xhepat e “sherifëve” lokalë dhe “tendermenëve” të Doktor Kryetarit.
“Ramiz Merko po harxhon qindra mijëra euro për deponinë që vet e solli në tokën më pjellore të qytetit. Në vend se të shpifin dhe mashtrojnë qytetarët, fillimisht le të japin llogari për këto shuma marramendëse që nga buxheti i qytetarëve të Strugës shkojnë në xhepat e “sherifëve” lokalë dhe “tendermenëve” të Doktor Kryetarit”, thonë nga ASH.