Rajoni

“Pagat e mësuesve do rriten 40%”/ Plani për Arsimin, Rama: PS e çliroi nga kthetrat e politizimit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vijuar me prezantimin e planit për shkollat dhe universitetet në planin e veprimit 2021-2025.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ai është krenar që Partia Socialiste dhe qeveria që ai drejton ka çliruar shkollën nga kthetrat e politizimit.

Më tej Rama ka thënë se në mandatin e tretë synohet që pagat e mësuesve të kenë një rritje me 40 %. Kryeministri ka shtuar se deri më tani janë investuar mbi 130 milionë dollar për sistemin shkollor.

“Në kohën kur drejtonin këta që duan të rikthen. Për ta vënë arsimin në duar e Marku dhe të Gjekmarkut. Ja tre ministrat e arsimit të KCK. Dy personazhe autosatirike dhen jë zonjë që njihet vetëm për fjalorin sharja e shpifës. Si një sharrë dhe si shaj e shaj. Për cdo punë që niset. Kundër reformave kundër çlirimit të shkollave nga tekstet. Me të shara e me kuja. Sot mësuesit e vjetër janë t palëvizshëm dhe të rinjtë e fitojnë vendin e punës nëpërmjet portalit. Është kthyer në mekanizëm ligjor për rekrutimin e mësuesve. 1178 mësues janë pjesë e sistemit arsimor falë konkurrimit “mësues për Shqipërinë” dhe klasifikimit në këto vite transformimi. Sot tekstet shkollore janë falas dhe janë prodhime të shtëpive prestigjoze të botimit të Oxford dhe Cambridge. Me tekse dhe me metodologji. Sot Infrastruktura është në transformim të vazhdueshëm”

“Deri 130 mln dollarë, 263 shkolla. Sot vazhdon rindërtimi për 120 shkolla të reja për 40 mijë nxënës. Shkolla fantastike pa asnjë dallim me shkollat më të mira të BE. Standarde të larta. Nisëm rilindëse pas goditjes së tërmetit. Shkolla me të gjitha kushtet optimale. Por jam unë i pari që shtoj, nuk mjaftojnë. Vizioni jonë shkon më shumë. Ambicia është shumë më e madhe sesa një infrastrukturë Evropiane dhe më e madhe se klasa ku mësuesit ndjehen në vendin e tyre dhe nuk guxon të prek vendin aty ku ndjehen. NË mandatin e tretë do i rrisim 40%. Nuk mjaftojnë edhe ato që kemi bërë për universitete. Këta morën në qafë shqiptarë. me shitblerjen e diplomave me vitrina dhe kristale. Në këmbim të gënjeshtrës së dytë më të madhe për arsimin e lartë. Pas firmave piramidale. Numri më i lartë e juristëve. Plagjiaturë dhe parazitizmi i trupës petagogjike. Në favor të lekut dhe në dëm të talentit e meritës. Jam krenar për një arritje që e kam prekur dhe kanë shijuar. Maturantët pa lek dhe pa miq. Pa litar partie por me 10. Që nga majat e maleve e deri në qytete. Fëmijë të shkëlqyer.” tha Rama./Top Channel