Maqedoni

Ministri Osmani në takime me mërgimtarë në Zvicër

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Konfederatën Zvicerane e filloi me takime me shumë qytetarë tanë, si dhe me përfaqësues të më shumë shoqatave të diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Wil, një zonë rreth së cilës gravitojnë shumica e diasporës, e cila është e vendosur në kantonin e St. Gallen.

U diskutuan tema të ndryshme me interes për diasporën, për nevojat e tyre, por gjithashtu edhe për mundësitë e avancimit të komunikimit me shtetin, mundësitë për përmirësimin e disponueshmërisë së shërbimeve të përdorura nga qytetarët jashtë vendit, si dhe potencialet për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Theks i veçantë në takim u vendos në zbatimin e Regjistrimit 2021, i cili nga 1 marsi i këtij viti, zhvillohet për këtë kategori të qytetarëve tanë, ku ministri Osmani iu bëri thirrje për mobilizim aktiv dhe pjesëmarrjen e tyre në regjistrim.“Regjistrimi është prioriteti ynë shtetëror për të bërë një pasqyrim real të vendosjes dhe shpërndarjes së diasporës sonë. Ky hap i shtetit është mundësi për të gjithë ju, të cilët për arsye të ndryshme keni emigruar nga shteti, nga njëra anë për të krijuar lidhje, por edhe të kontribuoni në mënyrë të duhur për nevojave tuaja këtu”, tha Osmani.

Osmani i theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për realizimin e bashkëpunimit konkkret me diasporën në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke theksuar se disapora është segment i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë si ura bashkëpunimi në vendet ku ata jetojnë.”Politikat tona do të orientohen drejt bashkëpunimit të zgjeruar me diasporën, ndërsa me aftësinë, kapacitetin, njohuritë, përvojën, ambicien dhe dëshirën tuaj, pres që ju të ndihmoni vendin, i cili do të jetë suksesi ynë i ndërsjellë dhe lidhja e vërtetë, të bashkuar me të njëjtën qëllim për një shtet më të suksesshëm dhe më të mirë, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.

Ministri gjithashtu i prezantoi emigrantët me projektet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme për të promovuar dhe lehtësuar komunikimin me diasporën, siç është projekti “E-Konsullata”, me të cilin parashikohet digjitalizimi i shumicës së shërbimeve që janë të rëndësishme për qytetarët tanë të cilët jetojnë jashtë vendit.Osmani nesër e vazhdon vizitën e tij të punës në Zvicër, ku do të takohet me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Zvicerës, Ignazio Cassis ndërsa do të ketë edhe takime të tjera me diasporën, e cila jeton në kantone të tjera të Konfederatës.