Kuvendi i Maqedonisë rifilloi punën, miratohet nevoja për pakon e pestë ekonomike
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka vazhduar me punë. Në rend dite në seancën e 36-të, në të cilën është ligji për pakon e pestë ekonomike.
Me vota 85 “për”, asnjë “kundër” dhe “ të përmbajtur”, është miratuar nevoja e miratimit të këtij Ligji për çfarë i njëjti dërgohet për procedurë të mëtutjeshme në komisionin amë.
Ligji është propozuar të miratohet me procedurë të shkurtë.
Ligji parasheh sigurim të përkrahjes financiare për punëdhënësit të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19.
Ndryshe, ky ligj është miratuar pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së vendosën të krijojnë kuorum dhe të marrin pjesë në votim