Ministrja Haxhiu reagon pas aksionit të sotëm në Telekom
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas aksionit të sotëm të policisë dhe prokurorisë ku arrestuan katër persona të dyshimtë për keqpërdorime në Telekom, në mesin e tyre dy ish-zyrtarë të Telekomit.
Haxhiu tha se çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimtë korruptive në ndërmarrjet publike, por jo vetëm është i mirëseardhur.
Sipas Haxhiut, secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
”Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi”, shtoi ajo.
Ministrja Haxhiu theksoi se do të jetë në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre.