Talat Xhaferi caktoi seancën për regjistrim
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për propozim/ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka caktuar seancën e 38 plenare për në ora 13.00, me dy pika në rend të ditës: 1. Propozim ligi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me procedurë të shkurtuar 2. Propozim ligi për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndryshe, nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare në Kuvend duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje sot. Ndërsa nga Enti Shtetërorë për Statistika mëngjesin e sotëm njoftuan se sot nuk do të nis regjistrimi i popullatës në terren.