Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, të pranishëm 86 deputetë (LIVE)
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, njofton ALBAZONE MEDIA.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se të pranishëm në sallë janë 86 deputetë.
Në këtë seancë janë tri pika në rend të ditës.
“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare” janë tri pikat e rendit të ditës.
Për dallim nga seancat e kaluara, Kuvendi ka lejuar mediat të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Kosovës.