RajoniTop Lajme

Çmenduria e Altin Dardhës, rrëmbeu avionin për të bombarduar lagjen e kundërshtarit

Shpërndaje

Gjatë qershorit të 97-ës, një prej ditëve kur Altin Dardha qarkullonte me bandën pranë turizmit, i shpëton mrekullisht një atentati. Ai ndodhej në mjetin luksoz tip kadillak. Nga kalaja qëllon me snajper Burhan Tomori por pa rezultat. Kadillaku i Altin Dardhës ishte shndërruar në tmerrin e Beratit. Sa e shikonin të afrohej, njerëzit ulnin kokën dhe largoheshin.

“Padiskutim, padiskutim sepse vetë situata edhe pasi u krijua komiteti shpëitmit, ishin po këta, po ky grup që nxori tanket te ura, ose që kontrollini gjithandej në Berat, por kadillaku ishte i vecantë, nuk ishte se kishte disa të tillë” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-reporter në Berat.

Në 3 Korrik të vitit 1997 në afërsi të Urës Vajgurore organizohet vr*asja e Shefqet Tomorit, i cili ishte një njeri pa asnjë lidhje me veprimtarinë kriminale të të vëllait. Një burim nga policia shkencore i tha Top Story se ekzekutori i drejtëpërdrejtë i Shefqet Tomorit ishte Altin Dardha.

Vetëm 6 ditë nga vr*asja e të vëllait, Burhan Tomori reagon sërish. Në 9 Korrik të vitit 1997 në qendër te Beratit, të vendi i quajtur Anxhesia, njerëzit e tij vr*asin Shpëtim Dardhën, babain e Altinit. Në fakt, qëllimi ishte ta merrte peng dhe të tërhiqte Altinin. Në një moment Dardha çon dorën pas dhe ushtari i Tomorit i quajtur Mandi Lajthia, duke iu trembur armës e ekzekuton në vend. Në atë kohë, roli i shtetit ishte inekzistent. Edhe pse u vr*a mes shumë dëshmitarëve, dosja u hap disa muaj më vonë, vetëm në 23 tetor.

“Ka pasur shumë tardhëti se edhe Malushi u vr*a, edhe shumë efektivë për shkak të tradhëtisë apo dekonspirimit, që poltika ka marrë më qafë policinë” u shpreh Lefter Maliqi, Ish- Shef Krimesh në Berat. Në atë kohë, askush nuk guxonte të dëshmonte për krimet. Pas kësaj ngjarjeje, Altin Dardha pëson një krizë duke vr*arë edhe njerëz pa asnjë shkak rrugëve. “Pastaj atë ditë, janë vr*arë 9 persona brenda ditës, dy ditë më vonë dicka e tillë, por të gjithë ata ishin të niveleve jo të liderit”u shpreh Zylyftar Plaku, Ish- reporter në Berat.

Dëshmitarë të kohës rrëfejnë se atë ditë, Altin Dardha shkon dhe rrëmben tankun në polici për të sulmuar lagjen e Vakëfit. Policia nuk kishte fuqi të ndalonte grabitjen e tankut, por ata morën masa duke i hequr gjilpërën e topit. Altini tentoi nga Kalaja të sulmonte Vakëfin por nuk ia arriti.
Çmenduria arriti deri aty sa tentoi të ngrejë në ajër një avion të bazës së Kuçovës për të sulmuar lagjen e armiqve. Arriti ta nxjerrë deri në pistë edhe pse ushtarakët i thanë se avionët ishin jashtë funksioni. Altini u ndal pasi i doli para miku Edmond Merko, një i fortë i zonës që kishte familjen në Vakët.

“Nuk ishte cudi ngritja avionit. Shkova në Gjirokastër takova këta të komitetit të shpëtimit, skishte as polici asgjë, edhe po kalonte një tank, them ca ndodh, janë nisur lazaratsit të sumojnë Tepelenën. Kisha kaluar nga Tepelena ishte mbushur me topa. I dal para tankut e ndaloj. U them ku shkoni: Më thotë do shkojmë të sulmojmë Tepelenën. U them mos shkoni se do ju bëjnë hi, e ke parë si është Tepelena, artileri e gjallë, do ju bëjnë pluhur. Tjerët vinin me benza, me automatikët e nxjerrë nga dritaret” u shpreh Neritan Ceka, Ish-Ministër i Brendshëm.