Enca në Dubai ‘mysafire’ e sheikut…!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Për këtë ajo ka zgjedhur Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe si destinacion, për të kaluar pak kohë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.
Teksa përgjatë gjithë këtyre ditëve, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjetet sociale për momentet e këndshme që po kalon atje – njëlloj Enca veproi edhe të enjten.
Haxhia publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, nga vizita në një prej kopshteve më të famshme zoologjike të Dubait, “Fame Park”, i cili është në pronësi të sheikut Saif Ahmad Belhasa.
Enca në fotografitë e publikuara në Instagram, ka pozuar pranë”: deveve, arinjve e gjarpërinjve të zbutur, teksa në fotografinë e fundit është shfaqur edhe gjatë takimit me CEO-n e kopshtit zoologjik, të cilin e ka falënderuar publikisht.
“Unë i dua kafshët! Kisha këtë përvojë të mrekullueshme, faleminderit që na kishe Saif Ahmad Belhasa, cila kafshë është e preferuara juaj”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.
Ditë më parë, Enca publikoi fotografi edhe nga shkretëtira e Safarit, si dhe disa destinacione tjera luksoze të Dubait.
Foto Instagrami