Maqedoni

Në procedurë për shtetësi janë 3.200 qytetarë, tha Zaevi

Shpërndaje

2.727 kërkesa për 3.200 qytetarë janë në pritje për të marrë shtetësinë nga Maqedonia e Veriut, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev pas takimit me koalicionin opozitar shqiptarë.

“Ka 2.727 kërkesa, ku rreth 1500 janë qytetarë që nuk jetojnë këtu, gjegjësisht kanë ardhur këtu, nuk kanë lindur këtu. Kemi 800 qytetarë të ashtuquajtur në publikë “fantomë”. Ata janë qytetarë që kanë lindur këtu dhe asnjëherë nuk kanë fituar shtetësi. Një pjesë e tyre kanë edhe certifikatë të lindjes, por nuk kanë marrë shtetësi. Këto janë ata 800 që i rregullon Drejtoria për libra amë”, tha Zaevi pas takimit në Kuvend.

Sqaron, të gjithë të tjerët janë persona që duan të marrin shtetësi në bazë të kurorës. Ata siç sqaron ai, janë persona që janë martuar me shtetas të Maqedonisë së Veriut, por nuk jetojnë këtu.

“Këta duhet të mbushin 8 vjet”, tha Zaevi./TV21