Rajoni

Shefqet Krasniqi: Vjosa Osmani është dashur të betohet në Kuran kur u bë presidente

Shpërndaje

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është dashur të betohet në librin e shenjtë të Kuranit në momentin kur mori pozitën e kreut të shtetit.

Krasniqi tha se nëse nuk betohet në Kuran, ai nuk është betim.

“Presidenti i Kosovës duhet të betohet në Kuran, e nëse është katolik duhet të betohet në Bibël. Gjithqysh është dasht me u betu në Kuran, se përndryshe ai nuk është betim”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu tha se betimi bëhet në diçka, që nëse nuk e përmbush, atëherë të hakmarret.

“Betimi në aspektin terminologjik është mu betu në diçka cka nëse nuk e kryn të hakmirret. Zoti është ai që të dënon”, tha Krasniqi në Debat Plus.