Do të heqësh dorë nga mandati? Berisha: Prisja që PD të fitonte dhe do largohesha
Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar kategorikisht largimin e tij nga politika.
Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati edhe pas vendimit të DASH, përkundrazi thekoi ia dop të shumëfishojë aktivitetin e yij politik. Ish-kryeministri tha se nëse PD do të fitonte zgjedhjet do të largohej nga politika.
“Tani në asnjë mënyrë, do të shumëfishoj aktivitetin tim në parlament. Kisha ndërmend, se besoja se do të fitonim dhe nuk kisha ndërmend tjetër, dhe çfarë dot bëja unë në parlament? Opozitë?” u shpreh Berisha. g.v/abcnews.al