ALI AHMETI: BDl po pret shiritin e GJELBËR
Një jetë e një diell, një ajër e një ujë, një tokë e një planet i ndajmë bashkërisht. Të kujdesemi për to pa dallime etnike, pa dallime fetare, pa dallime partiake, kulturore, arsimore, sociale e te çfarëdo qoftë lloji tjetër. Kështu është shprehur kryetari i BDl-së Ali Ahmeti gjatë shpalosjes së platformës së re të partisë që ai udhëheq para opinionit.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ka njoftuar se nga sot përveç se në nivelin qendror, agjenda e gjelbër do të jetë kryefjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale edhe atë me kontributin e njohësve më të mirë të fushës.
“Apeloj deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që t’i bashkëngjiten agjendës tonë të gjelbër me idetë dhe përvojat e tyre të cilat do të përqafohen nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. E gjithë kjo për arsye se edhe ne, edhe pasardhësit tanë, kemi vetëm një jetë, ta jetojmë dhe t’ua lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi këtë planet me mundësi të pafund për zhvillim të mëtejmë sepse ne, nuk kemi të drejtë t’ua shkatërrojmë të ardhmen brezave pas nesh,” ka deklaruar Ahmeti.