Kurti del me një video-mesazh në Ditën Botërore të Mjedisit

Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti ka postuar një video në rrjetin social Instagram për Ditën Botërore të Mjedisit, ku ka shpjeguar se si qeset e plastikës janë të dëmshme për mjedisin, shkruan Insajderi.

Kurti ka thënë se një qese e plastikës për tu zhbërë i nevojitet 500 vjet kohë.

Ai ka thënë se Dita Botërore e Mjedisit nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur flitet për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

“Nuk mundemi ta kthejmë kohën mbrapa, por në rrugën që kemi përpara ne mund të mbjellim pemë të gjelbërojmë lagjet e qytetet tona, të pastrojmë lumenjtë dhe brigjet e tyre”, ka thënë Kurti.

VIDEO