Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër për shkurtimin ose shfuqizimin orës policore

Shpërndaje

Gjatë ditës së nesërme Komisioni për Sëmundje Infektive do të duhet të propozojë deri te Shtabi i Krizës dhe Qeverisë lehtësimin e mëtutjeshëm të masave restriktive.

Sipas informacioneve jozyrtare, pritet që ora policore ose të shfuqizohet tërësisht ose shkurtimi prej në orën 01:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Po ashtu pritet edhe vazhdimi i orarit të punës të objekteve hotilerike deri në mesnatë, ndërsa është e mundur edhe lejimi i festave në kafiteritë, por nën rregulla të caktuara.

Vendimet që do t’i merr Komisioni do të vendosen në rend të dite të Qeverisë të martën, ndërsa do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë.