BotaTop Lajme

I vodhi çantën e të fejuarës, shqiptari në New York e neutralizon hajdutin (Video)

Shpërndaje

Një incident i ka ndodhur së fundmi shqiptarit që jeton e vepron në SHBA, Marko Kepi ku një hajdut i vodhi çantën e të fejuarës së tij.

Kepi, i cili kandidon për anëtar këshilli në New York, arriti ta neutralizojë hajdutin.

Ky i fundit kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe ishte larguar me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje.

“Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vijë policia”, tha Kepi për mediat amerikane.

Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga policia.

Ai është identifikuar si një 21-vjeçar i quajtur Amir Aspek, ndërsa gjatë neutralizimit nga shqiptari dëgjohet të thotë: “Më lësho, më lejo të largohem”.

Më poshtë pamjet: