MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Prespës si ajo e Ohrit

Shpërndaje

Kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti, në 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, ka theksuar se qytetarët e vendit tonë kanë përfituar po aq sa kanë prëfituar nga marrëveshja paqësore e Ohrit.

Sipas Ahmetit, kjo marrëveshje do të ngelet një moment që krijon më tepër siguri dhe stabilitet.

Ai premton për angazhim dhe përkushtim që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë përfituar nga Marrëveshja e Prespës po aq sa edhe nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.

Kjo marrëveshje do të mbetet një moment që krijon më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë por edhe tërë rajonin dhe vetë Europën.

Ne do të angazhohemi edhe me më tepër përkushtim që vendi ynë të bëhet anëtar i plotë në Bashkimit Europian.