Tateshi: Qeveria LSDM-BDl ka dështuar në vaksinimin e popullatës
Koalicioni ASH-AAA akuzoi sot qeverinë për dështim total të imunizimit të popullatës. Sipas këtij koalicioni, është e papranueshme që gjatë uikendit të mbyllen dyert e pikave të vaksinimit dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje që të vaksinohen.
“Ndodhemi para Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup e cila është qendra më e madhe për vaksinimin e popullatës. Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Që për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj të vaksinohen në shtete e regjionit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë”, deklaroi Bekim Tateshi, ASH.
Reagimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Tema e pres konferencës së sotme të Departamentit të Shëndetësisë të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është pandemia COVID 19 dhe tempoja e ulët e vaksinimit masiv të popullatës në Maqedoninë e Veriut.
Jemi dëshmitar se pandemia me virusin COVID 19 në nivel botëror shënon zvogëlim drastik në numrin e infektimeve dhe vdekjeve e arsyeja kryesore është fitimi i imunitetit kolektiv, të cilin ne në Maqedoninë e Veriut e paguam shtrenjtë, me vdekshmëri më të madhe në nivel të regjionit dhe më gjerë.
Ndodhemi para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup e cila është edhe pika kryesore dhe më i madh në vend për vaksinimin masiv të popullatës. Jo vetëm kjo qendër, por edhe të gjitha tjerat tre ditë me rradhë gjatë uikendit të zgjatur u mbyllën që ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e vlerësojmë si hap të gabuar, amator dhe shumë i rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë të Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj që në rolin e vaksina turistëve të vaksinohen në shtetet e regjionit duke harxhuar mjete dhe kohë edhe pse paguajnë kontribute shtetit të tyre amë. Është turp dhe rast i paprecedent. Vetëm në muajin mars të këtij viti në Serbi janë vaksinuar 15000 shtetas e nuk ka të dhëna për në shtetet tjera.
Nga të dhënat e siguara nga organizata relevante botërore Maqedonia e Veriut renditet në top 10 shtetet me numër më të vogël të shtetasve të vaksinuar në nivel regjional dhe botëror. Deri më 17.06.2021 me dy doza janë vaksinuar vetëm 9.6%, ndësa vetëm me një dozë 3.6% të popullatës, ose numerikisht vetëm 199.143 me dy doza dhe 75.567 me një dozë.
Në tabelat e poshtme janë paraqitur 13 shtetet me rezultatet më të mira në botë të vaksinimit masiv me përqindje të popullatës e në tabelën tjetër numri i përgjithshëm i dozave në nivel shteti, e ndërmjet tyre janë Turqia dhe Serbia.
Nëse analizojmë shtetet në regjion do të regjistrojmë rezultate katastrofale dhe demoralizuese të politikbërësve shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.
Nëse analizojmë rezultet e vaksinimit nga tabelat e lartëpërmendura në nivel botëror dhe regjional do të konstatojmë se përveç keqmenaxhimit të COVID 19, Qeveria 2 LSDM dhe BDI kanë dështuar totalisht edhe në vaksinimin masiv të shtetasve të saj që vërtetoi dyshimet dhe parashikimet tona të prezentuara në preskonferencat e kaluara.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që:
– Të intensifikoj vaksinodiplomacinë dhe të kontraktoj direkt me shtëpitë farmaceutike për sigurim të sasive adekuate e jo me ndërmjetësues që na bën të dyshojmë në lojra të pista të qeveritarëve.
– Të informoj opinionin për premtimin e dhënë se në fund të muajit Maj do të sigurohen 200.000 vaksina Sputnik V dhe 500.000 doza Sinovak;
– Ta informoj opinionin sa mjete janë ndarë për blerjen e vaksinave dhe sa doza janë siguruar nga mjetet buxhetore se sigurimi i vaksinave nga donacione është i pamjaftueshëm dhe i rrezikshëm, por edhe nënçmues se si shtet na vendos në pozicionin të lypsarit dhe të paaftit.