Zbardhen detajet, kjo është arsyeja pse Franca është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën
Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Francën, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kurti tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.
Mirëpo Kurti tha se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili u shpreh se vizitat e shpeshta të liderëve tanë po sjellin gjëra pozitive për Kosovën.
Ai thotë se me Thaçin vendi ynë ka qenë në izolim disavjeçar.
“Liderët e zgjedhur nga popullit Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti këto ditë gjendën nëpër Evropë, kryeministri Albin Kurti në Francë u prit, po ashtu me nderime të larta nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ky ishte shpërthimi i madh i liderëve tanë në Evropë pas një izolimi disa vjeçar që i bëhej Hashim Thaçit për vizitë në vendet Evropiane, ku Kosova për shumë vite ishte e izoluar në arenën ndërkombëtare. Dihet me parë në Francë janë takuar shumë herë me protokoll e pa protokoll edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ai i Shqipërisë Edi Rama”, u shpreh ai.
Profesori tregon detaje nga takimi ku e sheh këtë takim të pritshëm mirëpo jo të dobishëm në lidhje me liberalizimin e vizave pavarësisht që kushtet janë plotësuar.
“Takimi i i djeshëm midis dy liderëve ishte i shumëpritur, por jo edhe i të priturave nga ky takim. Pos çështjeve bilaterale në të dy vendeve në fokus të çështjes ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, i vetmi vend që nuk lëvizë lirshëm. Thuhet se edhe Çakorri ishte kusht për liberalizimin e vizave, por Mali i Zi e mori Çakorrin si n’bahçe t’babës e Kosova mbeti me gishta në gojë. Pse ndodhi kështu më së miri e din Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj”, tha profesori.
Maxharraj tutje thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mbështetet nga Franca, pasi që dihet se gjithmonë ka bashkëpunuar me Serbinë dhe se po kërkojnë të ketë Asociacion në këmbim edhe të vizave.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se me presidentin e Francës, Marcon u diskutua në veçanti për liberalizimin e vizave për Kosovën me ç’rast theksoi se nuk pati zotim nga ana e Marconit se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, por Macron në veçanti dhe me theks të posaçëm thekson që Kosova të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Nyja që presidenti i Francës nuk pati zotim për liberalizimin e vizave por kërkon zotim nga Kosova për kompromise në dialogun me Serbinë është ajo “thembra e Akilit”e cila duhet të goditet. Kjo do të thotë me fjalë tjera Kosova duhet të bëjë kompromis përkitazi me Asociacionin në këmbim të vizave”, thekson analisti.
Në fund, ai shprehet se nuk duhet lejuar asnjë lider i vendit tonë të formohet Asociacioni sipas Serbisë sepse do të thotë që Kosova do të humb territor të saj.
“Por një gjë duhet të jetë e qartë se askush nga liderët e as kryeministri Kurti nuk ka të drejtë dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë që të lejojnë formimin e Asociacionit sipas projektit të Serbisë dhe i nënshkruar nga vazalet e Serbisë Thaçi dhe Mustafa sepse kjo do të thotë humbje e territorit të Kosovës, shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës që sipas Kushtetues është i palejueshëm dhe konsiderohet si akt më i lartë tradhtie”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”