Sport

Ambasada e Zvicrës: Faleminderit Kosovë për përkrahjen

Shpërndaje

Ambasada e Zvicrës ka reaguar pas fitores së kombëtares së këtij shteti ndaj Francës me rezultat 5:4 pas penalltive ku portieri Yann Sommer, e mbrojti penalltinë e Kylian Mbappe.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 3:3.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se shteti zviceran është krenarë për diversitetin e kombëtares duke u përbërë nga futbollistë nga vendet e ndryshme.

Titullarë luajtën futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

E nga banka rezervë hyri edhe Admir Mehmeti, i cili ishte edhe njëri nga futbollistët që shënoi nga penalltia.

Ambasada përmendi edhe faktin që Granit Xhaka u shpall “Futbollist i ndeshjes”.

Me këtë rast u falënderua edhe Kosova për mbështetje.

“UEFA e shpërblen Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes. Faleminderit Kosovë për përkrahjen!”.

Ndërkaq në ndeshjen kundër Turqisë, ishte Xherdan Shaqiri ai i cili shënoi dy herë duke ia mundësuar Zvicrës kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshjen e radhës skuadra e Vladimir Petkoviq, do ta ketë të premtën ku në çerekfinale do të luajë me Spanjën.

Në çerekfinale nuk do të luajë Granit Xhaka, për shkak të kartonëve.