Helmimi i qytetarëve në Deçan, Vitia: Do dërgojmë mostra për analiza jashtë vendit
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka deklaruar sot se mostra të ujit në Deçan do të dërgohen për t’u analizuar jashtë vendit.
Në mbledhjen e qeverisë, teksa u diskutua për situatën në Deçan, ministri deklaroi se situata sot është më e qetë dhe ka fluks më të vogël në spitale krahasuar me ditët e kaluara.
“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, tha Vitia.
Ndërkohë Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe në spitale kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore më shumë se 1500 qytetarë.