Në prag të Kurban Bajramit ndërrohet mbulesa e Qabesë
Pasi haxhilerët filluan adhurimin në tokat e shenjta në prag të Kurban Bajramit u ndërrua edhe mbulesa e Qabesë e njohur si “Kiswah”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA), mbulesa e re u vendos në Qabe nga ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Qabesë dhe Xhamisë së Pejgamberit.
Më tej thuhet se mbulesa e Qabesë, e cila ishte thurur me punën e 200 punëtorëve në Mekë dhe ishte bërë prej mëndafshit të pastër, u prodhua në kompleksin Kiswah Sharif të Mbretit Abdulaziz.