Mas.akroi për vdekje gruan/ Familjarët e Anisës i sulen me grushta fytyrës shqiptarit me antiplumb (Video)
39-vjeçari shqiptar që vr*au gruan e tij Anisa Shehu në Greqi do dalë sot para Gjykatës për krimin e tmerrshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dafni të Greqisë, ku shqiptari i nguli thi*kën në fyt nënës së një fëmije 8 vjeç.
Gjatë kohës që dërgohej në Gjykatë, Florand Shehu, ishte i veshur me antiplumb. Ai nuk i ka shpëtuar sul*mit të të afërmëve të gruas.
Këta të fundit u turrën për ta goditur, por policia reagoi menjëherë.
Në dëshminë e tij në polici, shqiptari tha se gruaja ishte duke fjetur kur ky i fundit iu vërsul, por edhe pse ajo u përpoq të vetëmbrohej, nuk mundi të shpëtonte.
“U sula mbi të kur po flinte. E godita me majën e një thike në qafë, por kur asaj i doli gjumi dhe nisi të bërtiste, e godita sërish me thikë. Përpiqesha t’i mbyllja gojën me duar sepse po bërtiste shumë,” zbulon shqiptari.