Reshje shiu dhe kushte për breshër! Pasdite pritet ndryshim i motit
Sinoptikanët për sot pasdite paralajmërojnë ndryshim të motit, transmeton Alsat. Pritet të rriten vranësirat, ndërsa pritet shi i rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe erë e fortë.
“Në disa vende shkarkimet eektrike do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, priten erëra të forta (mbi 70 km / orë) të shoqëruara me breshër”, thonë nga Administrata Hidrometeorologjike.
Nga mesdita, vranësirat do të shtohen në Shkup ku do të fryjë erë e fuqishme nga jugperëndimi. Në disa pjesë të rajonit pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu të rrëmbyeshëm, stuhi të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe kushte për shfaqjen e breshërit. Ndryshim i tillë i motit do të shkaktojë ulje të temperaturave nga katër në pesë gradë për ditën e nesërme dhe të shtunën.