Maqedoni

Merko me 146 mijë euro pa leje rinovon ndërtesë e cila është e mbrojtur me ligj

Shpërndaje

Pa leje dhe dokumentacionin e nevojshëm, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, prish dhe rindërton, gjegjësisht rinovon objekt që është shpallur për trashëgimi e rëndësishme kulturore. E gjithë kjo pa leje nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore. Në ndërtesën e ish shkollës planifikon që ta transferojë administratën komunale, edhe pse për këtë nuk ka leje nga Komuna e Strugës, shkruan A1on.

Për renovimin e objektit i cili është shpallur trashëgimi kulturore, ndërsa e cila realizohet pa leje, komuna e Strugës ka nënshkruar marrëveshje prej 9.998.438 denarë ose 146.316 euro.

I pyetur se si bën punime në një ndërtesë e cila është e mbrojtur është përgjigjur: “Mosni tani nga kjo të bëni parada, filma. Është e pahijshme pyetja, është e mbrojtur dhe të mos shfrytëzohet”

Kompania nga Labënishti e cila rinovon, sipas sistemit për furnizime publike, tenderë fiton nga viti 2018, që kur Merko ka ardhur në krye të Strugës për herë të tretë.

Më poshtë video: