Rajoni

Kurti sqaron deklaratën për hapjen e arkivave të UÇK-së

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e arkivave të UÇK-së, siç u la të nënkuptohej dje në një deklarim për media.

Kurti pas takimit me kancelaren Merkel në Tiranë, tha se nuk ka thënë se janë hapur arkivat e UÇK-së, pasi u pyet nga një gazetare nga Tirana.

“Kush ka thënë që janë hap arkivat e UCK-së, ma gjej atë deklarim timin. Nuk kam thënë ashtu! Shtet më të mbikëqyrur se Kosova nuk ka. Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, pastaj edhe sot e kësaj dite e kemi KFOR-in. Kur themi që duhet të hapen arkivat realisht duhet të hapen arkivat në Beograd”, u shpreh Kurti.

Kryeministri tutje shtoi se trysni duhet ushtruar mbi Serbinë dhe jo Kosovën.

“Është detyrë e shqiptarit të bëjë trysni mbi Serbinë e jo Kosovën”, tha Kurti. /Telegrafi/