Rajoni

Fjalimi i deputetit të PD, çfarë i bëri demokratë dhe socialistë të qeshin

Shpërndaje

Në seancën e djeshme maratonë të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë përveç përplasjeve dhe debateve nuk kanë munguar dhe situatat komike.

Fjalimi i deputetit demokrat, Saimir Korreshi, ka shkaktuar të qeshura në radhët e demokratëve por edhe socialistëve.

Deputeti kritikoi qeverinë, duke folur për spitalin e Lushnjës, kushtet e të cilit sipas tij nuk janë normale.

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” u shpreh deputeti ndër të tjera.

Ndërkohë, fjalimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te deputetët demokratë, përfshirë kryetarin Lulzim Basha. Edhe deputeti i PS Damian Gjiknuri, është fokusuar nga kamera duke qeshur në një moment.