Sela: Nëse fitojmë shumicën e komunave kjo qeveri e humb kredibilitetin
Këto janë zgjedhje lokale, por janë edhe votë për vlerësimin e qeverisë. Kështu tha Ziadin Sela, i cili pyeti se cili është kredibiliteti i pushteti nëse i humb këto zgjedhje.
“Ne besojmë se do t’i fitojmë shumicën e komunave, dhe mesazhi i qytetarit do të jetë se kjo qeveri nuk do të ketë legjitimitet të vazhdojë deri në fund”, tha Sela.
Sa i përket rreziqeve që sërish të manipulohen zgjedhjet, Sela, tha se një segment është rregulluar me përfaqësuesit në KSHZ.
“Ne e kemi ngritur në një nivel më të madhe jo vetëm ankesë. Ne e kemi sfiduar Ahmetin, hape një kuti dhe nëse gjithçka është e pastër, tërë deputetët tanë i ke në dispozicion. Ai nuk e ka pranuar këtë sfidë” deklaroi Sela.