Rama arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderberu”.
Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.
Ndërsa, në orën 10:40 të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Në Aeroportin e Prishtinës, Rama është pritur nga ministrja Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.
Agjenda e plotë:
10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);
11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);
12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);
13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;
15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).