Fushata zgjedhore, mbi 20 shkelje të Kodit Zgjedhor
Vetëm tre ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, Komisioni Kundër Korrupsionit pranoi 21 denoncime për abuzime të mundshme të Kodit Zgjedhor dhe shkelje të rregullave zgjedhore. Nëntë nga denoncimet janë për komunat. Gjashtë janë për veprime të paligjshme të personave përgjegjës në komuna dhe pesë për abuzime të mundshme në Institucionet shtetërore. Një nga denoncimet është për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore, para fillimit zyrtar.
Bëhet fjalë për raportin të aktiviteteve për fillimin e fushatës zgjedhore, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky proces zgjedhor filloi shumë më herët se afati i përcaktuar me ligj. Një denoncim u hodh poshtë sepse nuk kishte shkelje të Nenit 8A siç u tha, dhe tjetri është se KSHPK nuk ka autoritet të veprojë sepse bëhet fjalë për mobing. Për denoncimet e tjera u janë dorëzuar kërkesa institucioneve kompetente”, tha Katica Nikolovska, anëtare e KSHPK-së.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, i rikujtoi edhe një herë rregullat zgjedhore, të cilat të gjithë duhet t’i respektojnë. Nuk duhet të ketë pagesa të jashtëzakonshme të pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale, punësime dhe largime nga puna në administratë. Për më tepër, nuk duhet të ketë frikësim të punonjësve të shërbimit publik. Ivanovska theksoi se në 20 ditët e fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve, nuk duhet të ketë ngjarje vijuese në të cilat politikanët dëshirojnë të marrin pjesë.
Nuk mund të mbahen evenimente publike në rast të fillimit të ndërtimit ose vënies në funksion të ndonjë objekt me fonde nga buxheti ose nga fondet publike ose kompanitë që kanë kapital shtetëror, siç janë rrugët, ujësjellësi, largpërçuesit, kanalizimet, fusha sportive dhe objekte të tjera ose objekte për aktivitete shoqërore si shkollat dhe kopshtet”, tha Biljana Ivanovska, kryetar e KSHPK-së.
Antikorrupsioni njoftoi se 16 vëzhgues do t’i monitorojnë aktivitetet e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në 46 komuna.