Lista Serbe ‘shpall fitoren’: Tani do mund t’i përdorim targat “KM, GL e PR”
Lista Serbe ka reaguar pas arritjes së marrvëeshjes në Bruksel për targat dhe situatën në veri të Kosovës.
Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe ka vazhduar me fjalorin e tij propagandues duke thënë se qytetarët serbë qëndruan për 11 ditë në veri përballë “forcave të armatosura deri në dhëmbë” të policisë së Kosovës.
Madje ai tha se këta të fundit “pushtuan” veriun e Kosovës.
“Sot, në ditën e 11 -të që kur forcat speciale shqiptare, të armatosura deri në dhëmbë, pushtuan zonat thjesht serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë, u arrit një marrëveshje në Bruksel siç thamë në periudhën e mëparshme. Kjo çështje duhej të zgjidhej në tryeza e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe jo me lëvizje të njëanshme, nga ndërhyrja e forcave speciale ROSU në veri të Kosovës dhe Metohisë, të cilët ngacmuan njerëzit që jetojnë këtu”, tha ai.
Madje ai po e cilëson këtë fitore të serbëve, duke thënë se ata qëndruan “në shi, diell, ditën e natën që të fitojë në Bruksel.
“Falë këmbënguljes dhe këmbënguljes së tyre, falë faktit se ata ishin në Brnjak dhe Jarinje nën shi, diell, ditë e natë, ne arritëm t’i mundësojmë ekipit tonë negociator të fitojë në Bruksel. Kështu që serbët do të jenë në gjendje të përdorin automjete me targa. KM, PR, GL … por mbi të gjitha, ne do të jemi në gjendje të ruajmë paqen e secilit prej njerëzve tanë “, tha Simiq.