MaqedoniTop Lajme

Arrin dërgesa e fundit e aparateve për votim, javën e ardhshme fillon trajnimi intensiv

Shpërndaje

Arriti edhe dërgesa e fundit me 1300 aparate për shenjat e gishtave për zgjedhjet e 17 tetorit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha se të njëjtët nesër do t’i dorëzojnë në komisionet komunale.

“Do të paketohen në atë mënyrë që në çdo kuti shkruan se e cilës njësi zgjedhore është, respektivisht e cilit komision komunal, më pas shkruan numër serik dhe cili bord është, kështu që janë në mënyrë matematike të numëruara dhe të vendosura dhe në të mënyrë ngarkohen nëpër mjete për transport”- deklaroi Aleksandar Dashtevski, KSHZ.

Dashtevski njoftoi se javën e ardhshme do të vazhdojnë me trajnime intensive në të cilën do të përfshihen anëtarët e komisioneve të vendvotimeve të cilët ende nuk kanë bërë asnjë trajnim për përdorimin e aparateve për shenjat e gishtave.

“Nga e marta, e mërkura e enjtja dhe e premtja gjithë ditën do të ketë trajnime për përdorimin e këtyre aparateve. Ndërmorëm masa, i njoftuam Komisionet zgjedhore komunale që të paraqiten ti informojnë ose të bëjnë presion tek ata që nuk kanë qenë dhe të trajnohen. Plus ka edhe 300 persona të paraqitur në thirrjen publike që duhet të ndihmojnë të cilëve duhet tu bëhet trajnim gjatë gjithë ditës së shtunë para zgjedhjeve”- pohoi Aleksandar Dashtevski, KSHZ.

80 profesionistë do të jenë të angazhuar nga kompania që ka sjellë pajisjet për shenjat e gishtave. Ai thotë se trajnohen të gjithë anëtarët e komisioneve të vendvotimeve me qëllim që mos të ketë probleme. 520 aparate janë rezervë në raste se tek ndonjë aparat do të ketë problem. KSHZ ka porositur gjithsej 4000 pajisje për 3480 vendvotime. Pajisjet për votim biometrik, në vendin tonë zbatohen për herë të parë më 17 tetor. Votuesi kur do të hyjë në vendvotim duhet të dorëzojë dokumentin e identifikimit dhe të heq maskën për identifikim nga këshilli zgjedhor. Me pas vendos gishtin tregues në pajisjet për identifikim biometrik për identifikim të dyfishtë të identitetit. Pasi gjendet në listën zgjedhore dhe firmos, votuesi merr fletëvotimin për të votuar./alsat/