Ahmeti: Me Blerimin e kemi nisur rrugëtimin e zhvillimit të Sarajit prej vitesh e do ta vazhdojmë bashkë tani me agjendën e blertë
Saraji ishte komuna e rradhës ku Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e vazhdoi fushatën parazgjedhore duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Blerim Bexhetin si dhe listën e kandidatëve për këshilltar.
Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Blerim Bexheti.
Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve në Saraj tha: Me Blerimin e kemi nisur rrugëtimin e zhvillimit të Sarajit prej vitesh e do ta vazhdojmë bashkë tani me agjendën e blertë si një rrugë e sigurtë dhe nevojë e kohës për një jetë edhe më cilësore për banorët e komunës së Sarajit.
Postimi i plotë:
Me Blerimin e kemi nisur rrugëtimin e zhvillimit të Sarajit prej vitesh e do ta vazhdojmë bashkë tani me agjendën e blertë si një rrugë e sigurtë dhe nevojë e kohës për një jetë edhe më cilësore për banorët e komunës së Sarajit.
Më 17 Tetor votoni për vazhdimësi të zhvillimit dhe ardhmëri të shëndoshë në të gjitha vendbanimet e Sarajit.
Vepro drejtë, voto blertë
Rretho numrin 3
💚🗳3️⃣✅