Tirana i bashkohet kryeqendrave botërore ku shfaqet filmi i James Bond, vipat pjesëmarrës në premierë
Filmi i shumëpritur nga publiku, “No time to die”, ndoshta i fundit i sagës së agjentit 007, ka mbërritur edhe në Tiranë.
Pasditen e djeshme, u shfaq në kinema Millenium, filmi i agjentit James Bond, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe parakalimi në tapetin e kuq, ku të ftuar VIP do të fotografohen apo mund të intervistohen.
Erion Veliaj, Elva Margariti, Blendi Çuçi, Bora Zemani, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Elvana Gjata, Eneda Tarifa e plot personazhe të njohur të jetës publike u bënë bashkë në këtë shfaqje të parë të filmit të ri të Bond.