Lista “Më mirë për Tetovën” demanton Kasamin: Ofron pozita që nuk parashihen me ligj
Lista e kandidatëve të pavarur për këshillin komunal “Më mirë për Tetovën” përmes një postimi në faqen e tyre në facebook kanë demantuar Kandidatin për kryetar të Tetovës dhe kryetain e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili në tubimin e nëndegës Reçicë e madhe Reçicë e Vogël tha se do t’i propozojë listës “Më mirë për Tetovën që menjëherë pas të zgjidhet kryetar i Tetovës, që këshilltarin e tyre ta zgjedhim zëvendëskryetar.
Nga “Më mirë për Tetovën” thaun që ne synojmë ta realizojmë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre, dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara, të cilat as nuk ekzistojnë në Ligjin për vetëqeverisjen lokale.
Demanti i plotë nga “Më mirë për Tetovën”:
Qëllimin tonë për një Tetovë më të mirë synojmë ta realizojmë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre, dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara, të cilat as nuk ekzistojnë në Ligjin për vetëqeverisjen lokale.
Komuna ka vetëm dy organe qeverisëse: Kryetari i Komunës dhe Këshilli Komunal. Nuk ka nevojë për pozita të reja në Komunën e Tetovës, e cila edhe ashtu është e mbingarkuar nga administrata e tepërt, thuhet në postimin e “Më mirë për Tetovën”.