MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, (17 tetor), Departamenti i Punëve Civile, gjegjësisht të gjitha departamentet për punët administrative të kësaj njësie organizative në MPB (Kumanovë , Shtip, Veles, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Tetovë) më 16.10.2021 do të punojnë për lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt pune nga ora 08.00 deri në 16.00.
Në të njëjtën kohë, Departamenti për Çështje Administrative Shkup në ndërtesën e MRTV -së më 16.10.2021 (e shtunë) do të punojë në marrjen dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt pune nga 08.00 deri në 16.00.
“Të dielën, 17 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në lëshimin e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune nga ora 07.00 deri në 19.00.
Duke përfshirë pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë).