Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns përgatit ajvar
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ka përgatitur ajvar në rezidencën e Ambasadës në vendin tonë.
“Sezonë e ajvarit në rezidencën e ambasadës sonë, me ajvarin special “Red Dog”. Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara tradicionale”, ka shkruar në Facebook ambasadorja amerikane.
Ndërsa në Facebook, Bërn shkruan:
“Në Maqedoninë e Veriut, vjeshtë dhe kohë për ajvar! Ne adhurojmë dhe bëjmë ajvar çdo vit sipas recetës së kuzhinierit tonë. Këtë vit, video ekipi i Ambasadës regjistroi pamjen dhe tingujt e bërjes së ajvarit”.
Pjesa më e madhe e ajvarit të bërë, siç tregohet në videon nga ambasada, iu dhurua diplomatëve të huaj, vizitorëve amerikanë dhe miqve të ambasadores.