RajoniTop Lajme

Bekim Jashari: Sot jetojmë të lirë, punojmë e veprojmë, zgjedhim udhëheqësit dhe përfaqësuesit tonë! (Foto/Video)

Shpërndaje

Postimi i plote nga Bekim Jashari:

Bashkë me mixhën Rifat, motrën Besartën, bashkëshorten Shehrijen, familjen dhe lagjen Jashari pasi bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, realizuam të drejtë tonë kushtetuese, duke votuar për të ardhmen tonë, në jetësim të amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

Para gazetarëve bëra thirrje për qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur udhëheqësin dhe përfaqësuesit tuaj në asamble komunale.

Kështu me zgjedhje të lira e demokratike do të rikonfirmojmë kulturën dhe vetëdijen e lartë qytetare të popullit tonë të Drenicës.

Sot jetojmë të lirë, punojmë e veprojmë, zgjedhim udhëheqësit dhe përfaqësuesit tonë, falë gjakut të derdhur të dëshmorëve e martirëve, falë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Andaj bashkë me mixhën Rifat, familjen dhe lagjen Jashari bëmë homazhe e nderime para varreve të heronjve e dëshmorëve të kësaj lagje.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!