RajoniTop Lajme

Mbërrijnë në Shqipëri 117 mijë doza Pfizer

Shpërndaje

Kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne në Shqipëri 117 mijë doza vaksine Pfizer.

Është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njofton se po vijon puna për marrjen e vaksinave nga aeroporti i Rinasit.

Manastirliu thotë se kjo sasi është pjesë e kontratës së dytë me Pfizer për 500 mijë doza që do të vijnë brenda këtij viti.

“Po ndodh/ Mbërrijnë 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit”, shkruan Manastirliu.