Rajoni

Gjesti human i Duda Baljes, mbledh fonde për gratë e prekura me kancer gjiri

Shpërndaje

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ky lloj i kancerit është më i zakonshëm tek gratë, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë situatë të ndjeshme, deputetja Duda Balje ka nisur një fushatë për të mbledhur fonde për gratë e prekura me këtë sëmundje.

‘Të dashur të gjithë,

Ne kemi filluar një fushatë për të mbledhur fonde për të blerë paruke për njerëzit me kancer gjiri.

Rënia e flokëve, e cila vjen si pasojë e kimioterapisë, për zonjat e sëmura është një nga momentet shumë të vështira për t’u pranuar, prandaj kanë nevojë për ne, njerëzit e zemrës.

Është e vërtetë që kanceri mund t’i marrë flokët, por prandaj nuk i japim buzëqeshje nga fytyrat e luftëtareve tona!

Ju nuk jeni vetëm, ne jemi të gjithë këtu për ju!

Deputetja juaj, Duda

Faturë për pagesë:

Kosova – 1506001005905202

IBAN XK 051506001005905202’, shkroi ajo, duke ftuar të gjithë të solidarizohen.