MaqedoniTop Lajme

Ahmeti në Forinë: Të mos lejojmë në Gostivar VMRO të vendos se kush do fitojë

Shpërndaje

Në kaudër të fushatës parazgjedhore, BDI sonte ka qendruar në fshatin Forinë ku ka shpalosur programin e tyre. I pranishëm në takim ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Gati bëhen 20 vite që jemi në bashkërëbditje të punëve tona si këtu në fshat e në nivel vendi. Mund të ju them vetëm faleminderit për gjithë mbështetjen e dhënë në vazhdimsi dhe besojë se kam punuar për të përmirësuar statusi tonë. Gjithë ne jemi përcaktuar për pluralizëm, keni nisur peocese që me bindjen të dalim dhe të shprehemi siç kemu dashur. Do vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit, jemi për të punuar për interesin e përgjithshëm. Ideja ishte që vetë lideri Ali Ahmeti sonte deshti të ishte sonte këtu në Forinë. Lideri është në shtëpi të tij pasi ai ka lidhje familjare me Forinën, ai sonte është në shtëpi të tij”, dejlaroi kryparlamentari Talat Xhaferi.

Punojmë me projekte dhe pa kushtëzime, tha zv.kryeministri Grubi, i cili kërkoi mobilizim për me 31 tetor që kandidati i BDI të fitojë Gostivarin.

“Këto takime që kemi me ju, janë kërkesë e drejtpërdrejtë e liderit Ahmeti. Kemi bërë një fushatë dinjitoze deri në rrethin e parë dhe kështu vazhdojmë edhe deri në rrehtin e dytë me 31 tetor. Bëni një krahasim se sa kanë ndryshuar gjërat me ne, kush e ka cenuar votën. Ne nuk kemi pasur kushtëzime por projekte dhe program. Mbi programin për Gostivarin kam punuar edhe unë vetë. Sa i takon pushtetit qendror, i kemi rrumbullakësuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Nuk mund të na ndloj më si shqiptarë për asgjë, nuk ka kufi, ata i gjenë në çdo institucion. Pas këtyre, ne dilëm me Agjendën e gjelbër. Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën. Gazifikimi ka ardhur në Gostivar, jemi duke e menaxhuar gjithë deponinë Rusino, dhe atë duam ta heqim prej këtu. Ky është ndryshime, kur duhej të punohet për shqiptarët e bëmë, tani bëjmë projekte të mëdha për jetesë më cilësore”, tha mes tjerash zv.kryeminstri i parë, Artan Grubi duke shtuar se Gostivari për BDI është jetikë.

Ne duhet të jemi unik dhe nuk duhet lejuar VMRO-DPMNE të vendos se kush do fitojë në Gostivar, deklaroi lideri i BDI, Ahmeti.

“Është shumë e vërtetë që kam dashur drejtpërsëdrejti të takohemi me nga dy-tre takime. Këto zhvillime ndodhin një herë në katër apo tre vite, pasi zgjedhje nuk kemi çdo ditë. Të gjithën nga ajo që e bëri si përshkrim Artan Grubi sot kanë d4itën jeshile. Korridori 8 është në kuvend dhe i nejti deri me 2024 përfudnon. Malin Sharr e kemi Park Nacional sot. Kanceri është te ajri që e thithin të gjithë, agjenda jonë e parasheh ta kemi ajrin më të pastër. Edhe mbetjet duhet menxhuar si duhet, pastaj gazifikimi kalon përmes Pollogut, bëhemi linjë nëdrkombëtare. Çdo gjë është e programuar, e përgatitur në të gjitha drejtimet. Rruga e Arbrit si projekt është nënshkruar. Të gjitha projekte duan përkushtim, ekspertë, pasi janë investim kombëtar 20 vjeçar. Jam shumë i eigurt se këto projekte janë në dobi të të gjithve në këtë shtet. 183 milion euro janë premtuar nga OKB menjëherë pasi dolëm ne me këtë projekt nga përfaëqsuesi i kësaj organizate në vendin tonë… Këto takime i bëjë për dy qëllime e para pasi nuk jemi takuar për shkak të koronës. Dua të dëgjohem me ata që nuk janë të BDI-së, pasi ne si BDI kemi punuar, kemi universitete, gjuhë, jemi faqebardhë. Ka edhe shumë punë dhe ne kemi investuar në përgatitjen e kuadrove dhe specialistëve. Shqiptarët e dinë se çka mendoj për shumë parti, dhe vazhdoj ta them se nuk na duhen më shumë se dy. Dua të ju flas edhe si BDI, nuk na kanë mundur 20 vite. I kam lutur të bëhen bashkë, por nuk u bën, nuk arritën. Tash sërish ne kemi fituar mbi 50 përqind të votave te shqiptarët. Ky është edhe një moment të bëhemi në dy blloqe që mos vendose VMRO se kush do fitojë në Gostivar. Jemi komb me dinjitet. Si shqiptarë duhet të jemi unik pasi akoma ka paragjykime. Kompromos unë me çështjen shqiptare në Maqedoni unë nuk bëj. Ne jemi fitues absolut, po ti përkthejm në mandate deputetësh, do kishim 19 deputetë. Ne duhet të bashkohemi pasi bëhemi ët rëndësishëm për vendorët dhe ndërkombëtarët. Po ti kem kominat unike, pasi e tërë agjenda lidhet me komunat, do të jetë shumë më ndryshe”, deklaroi mes tjerash lideri i BDI, Ali Ahemti.

Ai bëri thirrje që të ndalojë ndasia që të kemi progres. Në fund të takimit kishte pyetje edhe nga ana e banorëve.