MaqedoniTop Lajme

Pendarovski paralajmëron dhënien e mandatit në afat prej 10 ditësh pas dorëzimit

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski zyrtarisht ende nuk është njoftuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje, njoftojnë nga Kabineti i Pendrovskit për TV21. Nga atje theksojnë se kur të jetë i informuar për dorëheqjen, Presidenti brenda afatit kushtetues prej 10 ditësh, pas konsultimeve mandatin për përbërjen e Qeverisë do t’ia caktojë partisë apo partive që kanë shumicën në Kuvend.